E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, tre të plagosur nga përleshjet në Mitrovicë

Tre persona janë plagosur sot në mbrëmje në Mitrovicë. Të tre personat i përkasin etnisë serbe. Dy prej tyre janë dërguar në spitalin e Mitrovicës ndërsa i treti një anëtar i Policisë së Kosovës ka marrë vetëm dëmtime të lehta.

Ndodhinë e kësaj ngjarje e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës Besim Hoti.

Nuk dimë asgjë për të dyshuarit, e as për rrethanat që kanë çuar deri tek të shtënat me armë zjarri. Kemi dërguar njësitet tona në terren, ka deklaruar Hoti. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forca të EULEX-it dhe KFOR-it.

Ndërkohë mediat serbe raportojnë se incidenti ka ndodhur nga sulmet e shqiptarëve ndaj serbëve.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicë. Kroi i Vitakut është një lagje e përzier me komunitet shqiptarë dhe serb, përderisa gjendja në pjesën veriore të Kosovës nga mëngjesi i ditës së sotme ka qenë e tensionuar për shkak të largimit të barrikadave të serbëve të KFOR-it në Jarinje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›