Pezullohet me vendim gjykate kreu i keshillit te qarkut
Socialistet nuk kane me nen kontroll asnje keshill qarku ne Shqiperi. Gjykata e Shkalles se Pare ne Gjirokaster ka marre vendim per pezullim te aktivitetit te kryetarit te Keshillit te Qarkut te Gjirokastres Sulo Mucobega. Gjyqtari Pellumb Vehbiu mori dje ne shqyrtim kerkesen e prefektes Mimoza omo per vleresim te paligjshem te te gjitha vendimeve qe ka ndermarre keshilli i qarkut prej 20 shtatorit dhe vendosi qe ceshtja te gjykohet ne themel duke bere pezullimin e aktivitetit te kryetarit te zgjedhur vetem me votat e majta Sulo Mucobega. Menjehere pas ketij vendimi prefektja e Gjirokastres i ka kerkuar kreut te sapozgjedhur te qarkut te liroje zyren por ky i fundit nuk ka pranuar duke u shprehur se do ta ankimoje vendimin ne Gjykaten e Faktit. Me pare me ane te nje vendimi te gjykates mazhoranca arriti te bllokonte edhe aktivitetin e kreut te Qarkut te Fierit qe bashke me Gjirokastren jane te vetmet qarqe ku e majta arriti te marre drejtimin.