Topi Politika jo abuzuese ndaj interesave te qytetarit
Nuk ka politike me te mire se politika per njerezit dhe per rritjen e standardit te jeteses se tyre. Ajo politike qe eshte per te shfrytezuar punen e njerezve eshte abuzuese. Me keto fjale u eshte drejtuar Presidenti i Republikes Bamir Topi banoreve te komunes se Xarres qe i kane rezervuar nje pritje entuziaste ne qender te fshatit Mursi te kesaj komune. Nga Mursia numri nje i shtetit dha mesazhin e nje politike te re qe i duhet te gjithe vendit dhe qe ne radhe te pare e ndjen biznesi qytetari komuniteti qofte ai ne fshatin me te larget. Kam ardhur te shoh me syte e mi ndryshimin e jashtezakonshem te ardhur nga puna u tha mes te tjerave Presidenti Topi mursioteve. Ne nderim te ish-te perndjekurve nga Mursia Presidenti Topi ka vendosur nje buqete me lule ne lapidarin kushtuar Martireve te Demokracise ne fshatin ku jane dhene 1200 vite burg ne diktature. Ndalesa tjeter e Presidentit Topi ka qene qyteti i Konispolit ku eshte pritur nga kryetarja e bashkise Mimoza Arapi si dhe kryetare te komunes se Ksamilit Livadhjase e Finiqit. Ne Konispol Topi tha se pjesemarrja e banoreve te Konispolit dhe strukturave te pushtetit vendor ne projektet nderkufitare do te ishte nje e mire dhe madhe per vendin prandaj ne gjithmone jemi te preokupuar jemi te shqetesuar qe politika ne mjaft raste jo bashkepunuese vonoi pergjigjen pozitive per te marre statusin e kandidatit per BE. Numri nje i shtetit u tha konispolateve se ky eshte nje ze qe duhet te degjohet nga te gjithe qe gjuha e harmonise gjuha e komunikimit gjuha qe perdor sot cdo vend anetar i BE te jete ajo gjuhe qe duhet ta perdorim edhe ne. Prandaj - shtoi ai - une behem interpret i zerit tuaj qe politika te gjeje gjuhen e komunikimit ne radhe te pare ne funksion te interesave te vendit por sidomos ne interes te banoreve te thjeshte qofshin ata qe banojne ne Tirane qofshin ata qe banojne ketu - theksoi Topi perpara banoreve te qytetit te Konispolit.