E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, tre të vdekur nga dy aksidente

Viti/Shtime -Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në rrugën Viti- Letnicë. Në bazë të hetimeve të para dyshohet se aksidenti ka ndodhur në momentin kur drejtuesi i veturës R. Marku 20 vjeçar, me vendbanim në fshatin Letnicë të Vitisë, për shkaqe ende të panjohura ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke u përplasur jashtë rrugës.

Në makinë e aksidentuar ishin edhe 5 persona të tjerë, tre prej tyre të moshës 18 vjeçar dhe dy të moshës 22 vjeçar që të gjithë shtetas të Kosovës. Për pasojë nga plagët e marra ka humbur jetën pasagjeri M. Gashi, 18-vjeç, ndërsa lëndime të rënda trupore kanë pasur të gjithë personat e tjerë. Të aksidentuarit janë dërguar në spitalin rajonal të Gjilanit. Ndërkohë, po dje dy persona kanë humbur jetën në rrugën Qafa e Dulës.

Ata ishin nga Davidovci i Shtimes. Policia bëri të ditur se aksidenti erdhi nga shpejtësia. Shoferi i automjetit e kishte humbur kontrollin për shkak të rrugës së lagur dhe kishte kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes me ç'rast është ndeshur ballë përballë me një kamion Mercedes.

Në vend të ngjarjes ka mbetur i vdekur V. Emini (1989), trupin e të cilit nga vetura e kanë nxjerrë njësitet e zjarrfikësve, ndërsa plagë të rënda kanë marrë shoferi dhe tre të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin e Prizrenit, në Spitalin e KFOR-it dhe në QKUK në Prishtinë. Rreth orës 23:00, në Spitalin e KFOR-it ka ndërruar jetë një 19 vjeçar si pasojë e lëndimeve të rënda.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›