Prishtina: S’ka plan tjetër, përveç ai i Ahtisarit
Prishtinë -Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka hedhur kategorikisht poshtë idenë për çfarëdo plani alternativ ndaj planit Ahtisari. “Ky është një plan i kompromiseve të mëdha dhe do të realizohet si i tillë”-ka thënë Sejdiu, ndërsa kryeministri Thaçi tha se plani për Kosovën është integrimi në strukturat euroatlantike. “Fondacioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Dialog të Jashtëm me seli në Madrid, ka vlerësuar se plani Ahtisaari duhet të zëvendësohet me një plan alternativ që do të ishte i pranueshëm për të gjitha palët. Kosova mendon njëjtë sikur Evropa, për sa i përket implementimit të Planit të Ahtisaarit”, thotë presidenti Sejdiu duke kundërshtuar në mënyrë kategorike të gjitha idetë dhe propozimet, për ndonjë plan tjetër që do të zëvendësonte planin e Ahtisaarit në Kosovë.
Edhe kryeministri Thaçi nuk ka lënë hapësirë për diskutime që mund të sillnin një plan tjetër, siç e propozon Fondacionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Dialog të Jashtëm me seli në Madrid. Një analizë e Fondacionit për marrëdhënie ndërkombëtare dhe dialog të jashtëm me seli në Madrid, ka vlerësuar se politikat evropiane në raport me Kosovën dhe Serbinë duhet rishqyrtuar.
Në këtë analizë vlerësohet se deri tani angazhimi në terren i evropianëve ka qenë i zbehtë dhe jo i orientuar mirë. Prandaj kjo ka krijuar efekte të papritura për arritjen e paqes së qëndrueshme, e aq më tepër largon mundësinë e pajtimit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Kjo çështje e ka vështirësuar edhe funksionimin e Kosovës, thuhet në analizën e këtij Fondacioni. Ndër temat që shikohen më delikate janë gjykatat, policia, doganat, decentralizimi, problemet me ekonominë etj. rtk/start