E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, gazetarja e akuzuar del përpara gjyqit

Teheran - Ish-gazetarja e BBC-së e akuzuar për spiunazh nga Irani doli dje përpara gjyqit në këtë vend. Vendimi ndaj akuzës së gazetares iraniano-amerikane pritet të jepet brenda dy ose tre javësh.

“Seanca gjyqësore u zhvillua dje, ndërsa vendimi do të jepet brenda dy ose tre javësh”, deklaroi një zëdhënës i gjykatës në Teheran. E akuzuara 31-vjeçare po mbahet në burgun “Evin”, pranë Teheranit.

Ajo ka punuar më parë për BBC-në, për radion amerikane NPR, dhe për televizionin Fox News.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›