Thaçi: Shpifjet ndaj UÇK-së, bëhen me qëllim
Prishtinë -Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi sot në Prishtinë se të gjitha ato që hidhen në drejtim të UÇK-së, janë shpifje, duke nënvizuar se gjithë bota demokratike dhe populli i Kosovës e dinë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka bërë krime.
“Ka pasur shpifje prej më të ulëtave ndaj UÇK-së, por vlera e UÇK-së është vlera e popullit të Kosovës, është vlera e pavarësisë, e shtetit, është vlera e integrimit të Kosovës në NATO dhe në BE”-theksoi Thaçi.
Sipas tij UÇK ka zhvilluar luftë të drejt, të pastër, ka respektuar konventat ndërkombëtare. “Është një fushatë me pretendime denigruese për luftën tonë të drejt, për shtetin tonë të ri që po ndërtojmë, për sukseset që po arrijmë dhe në prag të mbajtjes së procesit të Hagës lidhur me pavarësinë e Kosovës”-theksoi Thaçi.
Kryeministri kosovar tha se “Serbia është ajo që ka kryer gjenocid në Kosovë. Prandaj, çdokush që pretendon për të rikthyer gjërat prapa do të jetë i dështuar. Ne i kemi dhënë mbështetje gjithmonë drejtësisë, i kemi besuar gjithmonë drejtësisë dhe mbi këtë bazë UÇK dhe populli i Kosovës ka dalë fitues, siç ka dalë në Hagë, por edhe në Kosovë”.
Ai mendon se këto sulme nuk janë të rastësishme tani, kur Shteti i Kosovës ndodhet në kulmin e suksesit. “Këto shpifje janë me qëllime denigruese për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë në Shqipëri apo në Kosovë. Nuk është përzgjedhur rastësisht Kukësi për t’i përfshirë të dy vendet tona, për t’i sulmuar të dy vendet tona, për të sulmuar paqen dhe progresin euroatlantik të Kosovës dhe Shqipërisë”-vijoi Thaçi.
Në fund të deklaratës, ai shprehet se shqiptarët janë në rrugë të drejtë. “Sot Shqipëria është në NATO, NATO është në Kosovë dhe jo çdo kush i gëzohet këtij suksesi, sepse shqiptarët janë bërë faktor të stabilitetit në rajon. Dëshiroj edhe një herë të potencoj se vlerat e UÇK-së janë vlera të gjithë shqiptarëve, prandaj këto sulme qëllimkëqija ndodhin në kohen e progresit të jashtëzakonshëm dhe historik të shqiptarëve.