Aeroporti i Kabulit ne Afganistan ne shenjester te talebaneve
Aeroporti i Kabulit në Afganistan ka qenë në shënjestër të talebanëve. Një komando i armatosur ka sulmuar sektorin ushtarak. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me policinë afgane kanë mbetur të vdekur tetë rebelë mes të cilëve dhe dy kamikazë. E gjithë zona është rrethuar nga forcat e sigurisë së ISAF. Sulmi i cili është marrë përsipër nga talebanët ka filluar në orët e para të mëngjesit me një shpërthim të fortë. Të gjitha selitë diplomatike në kryqeytetin afgan janë vënë në gjendje alarmi. Prej dhjetë vjetësh talebanët kundërshtojnë praninë ushtarake të huaj në vend.