E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicra konfirmon kushtezimet ne marrjen e te drejtes se azilit

Zviceranët kanë aprovuar kushtëzimet për të drejtën e marrjes së azilit që aktualisht kanë hyrë në fuqi shtatorin e kaluar. Votimi popullor i mbështetur nga organizatat jofitimprurëse, kishat, partia e gjelbër dhe socialistët, ishte për të kundërshtuar këto kushtëzime por në fakt ka ndodhur e kundërta. Referendumi i ka dhënë rrugë të lirë normave të miratuara nga parlamenti i vendit.
Në zvicër më shumë se 48 mijë persona janë në pritje të përgjigjes për kërkesën e tyre për azil. Në bazë të normave të reja nuk do të pranohen më kërkesat e bëra në ambasadat zvicerane dhe as ato të motivuara nga kundërshtimi për të kryer shërbimin ushtarak në vendin e origjinës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›