E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, u kapen 24 kg heroinë, EULEX përgëzon policinë dhe doganat

EULEX ka përgëzuar për punën Policinë e Kosovës dhe Doganat për një operacion të djeshëm që rezultoi me kapjen e 25 kg drogë të llojit heroinë.
 

EULEX ka përgëzuar për punën duke e cilësuar një record konfiskimi krahasuar me një vit më parë. “Është shumë inkurajuese të shohim që Dogana e Kosovës dhe Policia Kufitare e Kosovës kanë treguar iniciativë dhe entuziazëm në këtë operacion. Sasia e drogës së konfiskuar me këtë rast është e konsiderueshme, pothuajse sa pesëdhjetë për qind e tërë heroinës së konfiskuar në Kosovë vitin e mëparshëm.

Ky operacion i suksesshëm tregon sa mirë janë duke përparuar agjencitë vendase për zbatimin e ligjit,” tha Mike Marsden, Shef i Doganës së EULEX-it.

“Duhet ta përgëzojmë po ashtu edhe Policinë e Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në konfiskim,” tha Rene Boumendil, zëvendësshef i Policisë së EULEX-it. “Operacionet e tilla e tregojnë profesionalizmin gjithnjë e më të madh të PK-së dhe shpresojmë që në të ardhmen do të kryhen më shumë operacione të tilla,” shtoi ai.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›