E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liber i ri per Strauss-Kahnin

Avokatet e pastrueses se hotelit qe akuzoi ish shefin e FMN-se Dominique Strauss-Kahn per perdhunim i hodhen poshte akuzat kunder saj ne nje liber te ri.

Autori francez i librit Michel Taubman e portretizon pastruesen Nafisatou Diallo si pjese te nje konspiracioni per te shkaterruar aspiratat politike te Strauss-Kahnit.

Para arrestimit te tij ne maj ne Nju Jork Strauss Kahn konsiderohej si kandidati kryesor per ne garen presidenciale te Frances vitin e ardhshem.

Ne pasazhe te librit te publikuara sot ne revisten Paris Match Strauss-Kahn e quan takimin me Diallon nje marredhenie konsensuale te gabuar.

Avokatet e Diallos qe e akuzuan Strauss-Kahn se e sulmoi ate ne hotel e kane quajtur librin nje fantazi.

Shkrimtari pretendon se libri bazohet ne idsa intervista me Strauss-Kahn i cili u lirua nga akuzat pasi prokuroret thane se Diallo genjeu rreth disa hollesive te ceshtjesh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›