E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR: Thirrja e Tadiç është element pozitiv

KFOR-i e ka vlerësuar si inkurajuese thirrjen e presidentit serb, Boris Tadiç për largimin e barrikadave nga serbët e veriut të Kosovës.

Në një komunikatë të lëshuar nga zyra për informim e KFOR-it thuhet se "ky propozim mund ndihmojë gjarësisht në uljen e tensionit" dhe se "KFOR-i dëshiron që të shohë efektin real në terren të këtij propozimi”.

Sipas KFOR-it, kjo është mundësi ideale për Serbinë që "të tregojë seriozitetin e këtij propozimi duke i vënë fjalët në veprime".

Në lidhje me situatën në udhëkryqin e Jagnjenicës, KFOR ka ftuar popullin që të mbyllin rrugën dytësore ilegale dhe të largojnë pengesat e ngritura rishtazi në të dyja anët e udhëkryqit.

Përmes kësaj deklarate, KFOR ka thënë se Kosova ka nevojë për liri të pakushtëzuar të lëvizjes për të gjithë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›