Kosovë, vazhdon greva e mjekëve për pagat
Prishtinë - Pas mosmarrëveshjeve me Ministrinë e Shëndetësisë, 13 mijë punonjës të shëndetësisë në Kosovë vazhdojnë edhe sot grevën e përgjithshme. Në ditën e dytë të grevës, ata shprehen se do të vazhdojnë me protestat e tyre derisa tu plotësohen të gjithë kërkesat që kanë paraqitur. Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë arritur dot të bindin përfaqësesit e sindikalistëve që të ndërpresin grevën.
Sindikalistët e shëndetësisë kërkojnë pagesën shtesë prej 44 eurosh për të gjithë punonjësit e shëndetësisë. Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Asllan Bajrami, tha se kjo shumë nuk u është paguar të gjithë punëtorëve të shëndetësisë dhe kritikoi autoritetet për shkelje të marrëveshjes.