Kosovë, paralajmërohen të tjera greva
Prishtinë - Pas atyre të shendetësisë, edhe Sindikata e Pavarur e Energjisë së Kosovës paralajmëron greva për shkak të pakënaqësive të shumta. Punëtorët e KEK-ut janë të pakënaqur me procesin e privatizimit dhe me vendimet rreth shthurjes së kësaj corporate, citon RTK. Zyrtarë të SPEK-ut shprehin brengosje edhe për sigurimin shëndetësor të punëtorëve dhe për kushtet në punë. Ata kërkojnë gjithashtu që punëtorët të përfaqësohen në instancat më të larta të korporatës, përfshirë edhe bordin e ndërmarrjes