Hagë, nesër vendimi për kriminelët serb
Hagë - Pritet ish-presidenti Serb Milan Milutinoviç dhe pesë të akuzuarit e tjerë serbë, funksionarë të lartë politikë, ushtarakë dhe policorë, të akuzuar për krime lufte në Kosovë në vitin 1999 të përballen nesër me aktgjykimin e tribunalit të Hagës. Sipas mediave të Prishtinës, ky do të jetë aktgjykimi i parë të cilën Tribunali i Hagës do ta shqiptojë për krimet që forcat serbe kanë kryer në Kosovë.
Akuzat ndaj Milan Milutinoviç, Nikola Shainoviç, Dragolub Ojdaniç, Nebojsha Pavkoviç, Vladimir Lazareviç dhe Sreten Lukiç kanë të bëjnë me vrasje me paramendim, gjenocid, zhvendosje të dhunshme të popullatës, përndjekje etj.