Kosovë, vlerësohetsi “Gjenial i kombit”Bekim Fehmiu
PRISHTINë- “Artist gjenial i kombit”, është vlerësauar sot nga artistët kosovarë Bekim Fehmiu në një mbledhje përkujtimore në Prishtinë, ku janë shfaqur edhe fragmente të filmave të aktorit të madh. Gruaja e Bekim Fehmiut, Branka, po ashtu artiste, doli në skenë vetëm për të thënë se “ne të dy kemi kaluar 40 vjet së bashku, me shumë dashuri", ndërsa djali, Uliks Fehmiu, lexoi një letër-testament të babait. "Njeriu këndon pas luftës… Unë kam shkelur në gjak deri në gju, e ëndrra më nuk kam…. Unë jam i etshëm për ajër, qumësht dhe pakëz vesë të bardhë të mëngjesit", lexonte Uliksi atë që kishte shkruar nga babai.
Përkujtimorja e sotme në kryeqytetin e Kosovës ka pasuar “Ditët Homazh për Bekim Fehmiun” në Teatrin Kombëtar, të filluara pas lajmit për vetëvrasjen e artistit, në banesën e tij në Beograd, më 15 qershor. Edhe në Prizren është mbajtur këto ditë një tubim përkujtmor, ku është thënë se Bekim Fehmiu hapat e parë të artistit në skenë i ka hedhur në shoqërinë kulturore artistike "Agimi" të këtij qyteti, i cili është “vendlindja e tij e dytë” pas Sarejevës, ku ka lindur para 74 vjetëve, më 1 qershor 1936.
Media kosovare ka përkujtuar se rrugëtimi jetësor i Bekim Fehmiut lidhet mes Sarajevës, Shkodrës, Prizrenit, Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa, mes tjerash, kanë theksuar edhe një vizitë në Shqipëri në pranverën e vitit 1972, në kulmin e karrierës së tij si artist me famë ndërkombëtare.
Gjatë karrierës së tij, Bekim Fehmiu ka luajtur 40 filma të metrazhit të gjatë si në kinematografinë jugosllave dhe atë evropiane, duke arritur madje edhe në Hollywood. Media përkujton edhe se në vitin 1987 Bekim Fehmiu në shenjë proteste kundër propagandës antishqiptare dhe përhapjes së urrejtjes ndaj shqiptarëve, braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin. Në prill 2001 Bekim Fehmiu botoi autobiografinë “Shndritshëm dhe tmerrshëm”, të cilën në fakt e kishte shkruar në vitin 1985.
(m.a/BalkanWeb)