Kuzhinieri shqiptar rikthen sytë te urdhër arrestet europiane
telegraph/ Britani
Ata ishin duke u kthyer nga pushimet e tyre për në Britani, një çift i martuar me dy vajzat e tyre, të nisur për të fluturuar përsëri në Aeroportin “Gatuick” pas një muaji pushimesh vere. Por kur Edmond Arapi arriti në kontrollin e pasaportave me familjen e tij ai u habit kur i thanë se ishte nën arrest, i akuzuar për vrasjen e një njeriu në Itali pesë vjet më parë. Z. Arapi nuk kishte dijeni për krimin. Kur ai ishte kryer në Xhenova në 2004, ai ishte 1,000 milje larg, në “Staffordshire cafe” ku ai punon si kuzhinier,dhe ai kishte prova të hekurta për këtë.
Megjithatë kur ai u arrestua në qershor të vitit të kaluar, atij jo vetëm iu tha se ishte i dyshuar për vrasjen, por që Gjykata e kishte shpallur fajtor. Në Itali, ai ishte gjykuar dhe dënuar në mungesë me 16 vjet burgim. Që nga ai moment në verën e kaluar, Z. Arapi u zhyt në një makth ligjor. Periudha më e keqe ishin gjashtë javët që ai kaloi në burgun Wandsworth. Problemet e tij papritmas përfunduan të martën e kaluar, pas 12 muajsh trishtimi, kur prokurorët italianë pranuan në Gjykatën e Lartë në Londër se ata kishin në shënjestër personin e gabuar, dhe se shenjat e gjetura në skenën e vrasjes përputhen me ato të një burri tjetër.
Tani Z. Arapi, me kombësi shqiptare, i cili është i martuar me një grua britanike dhe ka jetuar në Britani të Madhe për dhjetë vjet, do të nxjerrë në pah atë që ai e sheh si padrejtësi e sistemit të Mandatit të Arrestimeve Europiane, për të cilin kritikët thonë se, detyron Mbretërinë e Bashkuar për të ekstraduar qytetarët e saj edhe në rastet kur provat nuk janë shumë të besueshme. “Kjo mund t’i ndodhë gjithkujt dhe nuk ka absolutisht asgjë që mund të bëni në lidhje me këtë, kështu që ka nevojë të ndryshohet me të vërtetë diçka”, tha Z. Arapi, 30 vjeç, i cili jeton në Leek, Staffordshire. “Unë kisha prova bindëse se nuk mund ta kisha kryer krimin, por ata nuk donin t’ia dinin. Gjithçka që u interesonte atyre ishte të ndiqnin procedurat e urdhër arrestit dhe kam kaluar gjashtë javë në burg si rezultat i këtij gabimi. “Të identifikohesh si një vrasës është një nga gjërat më të këqija që mund t’i ndodhë dikujt. Unë vij nga një familje krenare dhe kjo ngjarje ma mori krenarinë time dhe tani unë shpresoj se mund të rifilloj ta fitoj atë”. Rasti i tij është marrë në shqyrtim nga grupi i fushatës “Gjykime të Drejta Ndërkombëtare”. Jago Russell, shefi ekzekutiv i saj, tha se rasti siguron “dëshmi bindëse njerëzore mbi nevojën e reformës së sistemit të përshpejtuar të Europës për ekstradim”. Z. Arapi ka lindur dhe është rritur në Fier, Shqipëri, ku babai i tij dikur ishte kryetar i bashkisë. Në vitin 2000 ai shkoi në Britaninë e Madhe për të sistemuar më mirë veten, dhe ndërkohë që studionte anglisht në “Stoke” u takua me gruan e tij të ardhshme, Georgina.
çifti lindi vajzën e tyre të parë, Maria, në vitin 2003, u martuan në vitin 2006, dhe bënë një vajzë tjetër, Sarina, në vitin 2007. Vetëm tre javë më parë Znj Arapi lindi djalin e tyre të parë, Aleksandër. Verën e kaluar, çifti dhe fëmijët e tyre me moshë gjashtë dhe dy vjeç, kaluan katër javë në Shqipëri, ku ata po ndërtojnë një vilë. Gjatë kthimit të tyre nga udhëtimi, më 16 qershor, 2009, Z. Arapi u arrestua. “Ishte e tmerrshme, ne nuk e dinim se çfarë po ndodhte”, tha Znj. Arapi, 27 vjeçe. “Ata thjesht i thanë Edmondit se ishte i arrestuar për një vrasje dhe morën me pranga përpara fëmijëve. Maria hyri në gjendje shoku, ajo ishte e acaruar, dridhej dhe qante”. “Pse e morën babin me pranga, pse është arrestuar?”, tregonte e ëma. “Ndodhi aq shpejt se ai nuk kishte kohë për të dhënë mua çelësat e shtëpisë dhe kur u ktheva në shtëpi mu desh të thyeja derën e pasme. Unë gjithmonë isha bindur se ai ishte i pafajshëm. Ai është një njeri i mrekullueshëm. Dhe kur ata thanë datën (e vrasjes), 26 tetor, 2004, unë e dija se ai nuk ishte larguar nga vendi atëherë”. Të dhënat e punësimit dhe një faturë e nënshkruar nga Z. Arapi dëshmuan se ai kishte qenë duke punuar në “Café Davide” pranë shtëpisë së tij në kohën e saktë të sulmit në Xhenova, Italia e veriut, një qytet ku ai nuk ka qenë kurrë. Provat e Prokurorisë italiane u bazuan në dëshminë e një dëshmitari, i cili tha se një njeri i njohur si Edmond Arapi apo Edmond Braka pranoi përmes telefonit se kishte vrarë Castillo Marcello. Z. Arapi beson se një njeri që ai mori vesh se e quanin Edmond Braka mund të ketë vjedhur identitetin e tij para se të largohej pas vrasjes. Por kur kërkesa e Italisë për ekstradim u shqyrtua në Gjykatën “Westminster Magjistraturës” në prill, gjykatësit nuk i shqyrtuan provat. Ata thjesht kontrolluan nëse dokumentet e urdhrit ishin paraqitur siç duhet. Pas kësaj seance Z. Arapi iu tha se ai do të dërgohej në Itali, me perspektivën e pritjes me muaj ose vjet, për një rigjykim, në qoftë se atij do t’i jepej një shans i tillë. Persona të fushatës morën përsipër çështjen dhe kur ajo u ngrit nga Karen Bradley, përfaqësuese konservatore në zonën e z. Arapi, në seancën e parë paszgjedhore mbi pyetësorin e kryeministrit, David Kameron premtoi t’i hedhë një sy asaj. Përfundimisht, në seancën e javës së kaluar, autoritetet italiane mbyllën çështjen kundër z. Arapi dhe pranuan se shenjat e gjetura në skenën e vrasjes përputhen me ato të Brakës. Kjo është një nga rastet e rralla që një urdhër arrest europian anulohet, sipas “Gjykime të Drejta Ndërkombëtare”. Grupi thekson raste të shumta ku urdhër arrestet, të cilat janë projektuar si një metodë e përshpejtuar, kanë çuar në perversion të drejtësisë. Ato përfshijnë rastin e Deborah Dark, një gjyshe britanike, e cila u arrestua në Turqi, Spanjë dhe në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të një urdhri francez,i cili u hodh poshtë përfundimisht muajin e kaluar. Mes kritikave për urdhër arrestet është se ata nuk garantojnë të drejtën për një rigjykim për ata që gjykohen në mungesë. Dhoma përfaqësuese britanike është duke shqyrtuar zyrtarisht procedurat e Britanisë së Madhe për ekstradimin në të gjithë botën. Z. Russell tha: “Fatmirësisht, Italia u zgjua për gabimin e saj të tmerrshëm, por në shumicën e rasteve këto kërkesa janë thjesht një gomë e stampuar, edhe atëherë kur vetë Gjykatat britanike i njohin padrejtësitë serioze. “Ne nuk jemi kundër një sistemi efektiv të ekstradimit në Europë, njerëzit nuk duhet të jetë në gjendje t’i shpëtojnë drejtësisë duke kaluar kufijtë e hapur të Europës. Por në sistemin aktual, të nxituar pas sulmeve të 11 shtatorit, mungon masa mbrojtëse e domosdoshme kundër shpërdorimit dhe gabimit. Europa duhet ta shikojnë përsëri këtë, për të punuar së bashku e për të krijuar një sistem ekstradimi që është edhe efikas, edhe i drejtë”. Z. Arapi i cili kaloi gjashtë javë në burg ndërsa luftonte për të pastruar emrin e tij, shtoi: “Unë kam pasur mbështetjen e komunitetit. Ne duhet të bëjmë ndryshime për t’u siguruar që kjo nuk mund të ndodhë. Po, në qoftë se ju jeni fajtor atëherë ju duhet të ekstradoheni, por nuk ka kontrolle të mjaftueshme në sistem. “Unë shpresoj që tani të marr një ndjesë nga Italia për atë që ata më bënë të kaloj, dhe atëherë unë mund të vazhdoj përpara me jetën time”, tha Z. Arapi.