E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunesia debat mes qeverise dhe sindikates

Edhe këtë radhë mbledhja e këshillit kombëtar të punës nuk ka kaluar pa debate, të cilat edhe janë politizuar. Shifrat e papunësisë në vend, kanë ndezur diskutime, mes përfaqësuesve të qeverisë dhe sindikatave. Ministri i Financave Ridvan Bode, u shpreh se papunësia, sipas të dhënave të INSTAT-it, shkon në 13.5%, ndërkohë që sindikatat thonë se ajo është tre fish më e lartë. Sipas Bodes, fondet publike duhet të jenë më eficente.

"Papunësia në Shqipëri është 22-34 për qind, sipas rajoneve dhe profesioneve", beri të ditur Kol Nikolla, kryetar i konfederatës së sindikatave.

"Juve statistika mund të bëni po u futët në zyrat e Edi Ramës dhe opozitës mund të nxirrni statistika. Unë marr të mirëqënë atë që thotë INSTAT. Kaq thotë INSTAT ka rënë niveli, 0.8 për qind, 0.8 them dhe unë, nuk thashë 1.7. Ministria e Financave as bllokon dhe as merr fonde,as vjedh fonde sipas gjuhës tënde. Ajo ia jep të gjithë institucioneve për ti përdorur konform ligjit. Ne nuk percaktojmë sa do të jetë fondi i punësimit, apo fondi i papunësisë, apo fondi i ndihmës ekonomike. Ne merremi me tavane buxhetore", u shpreh Ritvan Bode, ministër i Financave.

Sipas të dhënavë të shërbimit kombëtar të punësimit, për këtë vit jane rregjistruar rreth 140 mijë të papunë, ndërkohë që vitin e kaluar janë punësuar rreth 12 mijë. Probleme vitin e kaluar si pasoje e krizës ekonomike, në rajon ka patur industria e fasonistëve, nga e cila kanë dalë shume të papune.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›