E Diel, 1 Nëntor 2026

Liga e Kampioneve Lioni i trembet Murinjos jo Realit

Reali ne 6 edicionet e fundit nuk ka mundur te kaloi 16-shen. Lioni eshte skuadra qe eliminoi vjet galaktiket 2.0

Njera nga sfidat me interesante te 16-ve te Liges se Kampioneve eshte ajo midis Lionit dhe Realit te Madridit. Klubi mbreteror qe ka fituar plot 9 here kupen me veshe te medhenj do te luaje sot ne nje stadium ku asnjehere nuk ka mundur te dale me koken lart. Behet fjale pikerisht per Stade de Gerland aty ku vendasit e Lionit kane turperuar Realin e madh.

Historiku

Per here te pare keto dy skuadra jane perplasur me njera-tjetren ne edicionin 2005/06 te Liges se Kampioneve ne fazen e grupeve. Ne France ekipi i Lionit fitoi 3-0 shenoi Xhon Kerju Zhuninjo Pernambukano dhe Silvien Viltord. Nderkohe qe ne ndeshjen e kthimit dy skuadrat barazuan 1-1 golit te Gutit iu pergjigj norvegjezi Kerju. Per sa i perket perballjes se dyte midis ketyre dy skuadrave duhet thene se u nderruan vetem aktoret pasi skenari qe i njejte. Te dyja keto skuadra u perballen serish ne fazen e pare te edicionit 2006/07 te Liges se Kampioneve dhe serish e fituar doli Lioni. Ne France vendasit fituan 2-0 fale golave te Fredit dhe Tiagos nderkohe qe ne Spanje dueli perfundoi ne barazim 2-2. Per sa i perket kapitullit te trete te ketij dueli franko-spanjoll duhet thene se ishte mjaft i hidhur per ibriket. Keta te fundit kujtojne mjaft mire ate sfide te fushe pasi ka ndodhur vjet. Ne edicionin e kaluar te Liges se Kampioneve te dyja keto skuadra u perballen pikerisht ne 16-she. Kesaj radhe ne France u turperua Reali Galaktik 2.0 presidenti Perez gjate merkatos se veres kishte blere yje si Benzema Kristiano Ronaldo Ksavi Alonso dhe Kakane. Lioni ne fushen e vet fitoi 1-0 fale nje supergoli te shenuar nga Zhan Makoun 47 nderkohe qe ne Santiago Bernabeu perseri keto dy skuadra u ndane ne paqe golit te Kristiano Ronaldos iu pergjigj Miralem Pjanic nga beri qe skuadra e Klod Pyel te vazhdonte per me tej pra te kalonte ne cerekfinale.

Vetem Bajerni ka shkaterruar fortesen e Lionit

Stade de Gerland per Lionin eshte fortese e vertete. Ekipi transalpin ne shtepine e vet numeron shtate fitore dhe vetem nje humbje ne Ligen e Kampioneve. Humbjen e vetme ne 11 takimet e funti te zhvilluara ne Stade de Gerland ekipit vendas ia ka shkaktuar Bajerni i Mynihut. Skuadra bavareze mundi vjet ekipin e Pyel ne gjysmefinale 3-0 ne France. Per sa u perket ndeshjeve me spanjollet duhet thene se Lioni ka histori te kendshme. Ne Stade de Gerland ekipi francez ka marre perballe skuadrave iberike 4 fitore 2 barazime dhe 2 humbje.

Reali perballe makthit te 16-ave

Perpos kundershtarit Realin e trembin edhe statistikat. Klubi me me shume tituj ne Ligen e Kampioneve prej 6 vitesh eliminohet pikerisht ne 16-she. Per sa u perket rezultateve te marra nga mbreteroret ne France duhet thene se nuk jane fort te mira. Reali numeron 4 fitore 1 barazim dhe 6 humbje ne token franceze gjithsesi skuadra e Realit ka kujtime mjaft te bukura ne perballjet me skuadrat franceze. Reali kupen e pare ne Ligen e Kampioneve e ka fituar pikerisht ndaj klubit francez Stad de Rem Shampanje ne edicionin 1955/56.

Formacionet

Sa u perket formacioneve dhe skemave mendohet se tekniku i Lionit Klod Pyel nuk do te tradhtoje skemen e tij 4-2-3-1. Ne sulm i mungon Lopez i demtuar keshtu qe Bafetimbi Gomis do te luaje i vetem ne repartin e avancuar. Ne mesfushen sulmuese frenat i ka ne dore Joan Gurkuf i cili do te ule ne stol Miralem Pjanicin. Nderkohe qe porte eshte konfirmuar prezenca e Hugo Loris. Ky i fundit pas nje demtimi qe pesoi pak jave me pare tregoi forme te mire ne ndeshjen me Nansine qe zhvilloi Lioni te premten. Nga ana tjeter edhe Hoze Murinjo do te aplikoje te njejten skeme. Ne qender te mbrojtjes Pepen e demtuar do te zevendesoi Raul Albiol nderkohe qe ne sulm vendin e Higuainit do te zere njeri midis Benzemase dhe Adebajorit.

Pyel Kete vit Reali ka ndryshuar pasi e drejton Murinjo

Nje dite para kesaj ndeshjeje tekniku dhe njeri prej qendermbrojtesve te Lionit pohuan se Reali i ketij sezoni eshte krejt i ndryshem nga ai qe kane eliminuar nje vit me pare. Ata kane ndryshuar shume. Reali kete vit eshte me i balancuar. Ata jane permiresuar shume ne mesfushe - tregoi trajneri i Lionit Klod Pyel. Me tej numri nje i pankiens se ekipit tranaslpin nuk ngurroi qe te levdonte edhe homologun e tij Hoze Murinjon. Mendoj nje merite te madhe ne kete ndryshim te Realit e ka Murinjo - pohoi Pyel. Nderkohe qe qendermbrojtesi i Lionit Kris nenvizoi faktin se Reali kete sezon mund te mbeshtetet edhe tek disa lojtare qe ka blere gjate veres si Angel Di Maria Mesut Eumlzill dhe Sami Kedira. Ata kane ndryshuar shume. Tashme nga ana e tyre kane nje teknik te ri. Tani nuk na mbetet gje tjeter vecse te leme te kaluaren prapa dhe te nisim nje histori te re - tha Kris.

Murinjo Ne jemi kampionet e kampioneve

Ndeshjet me Lionin jane ndeshje qe shume prej lojtareve te mi nuk i njohin. Nderkohe qe per mua dhe disa lojtare te tjere takimet me francezet na kane sjelle fat. Kur isha tek Portoja une dhe Karvajo kemi mundur ne finale Monakon - keto ishin fjalet e para te Specialit. Tekniku i Realit te Madridit me pas pohoi se kishte shume respekt per kundershtaret edhe pse ne fund keshilloi te tijte Real Madridi eshte klubi kampion ne Kupen e Ligen e Kampioneve keshtu qe edhe sot lojtaret e mi duhet te luajne me kete bindje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›