Kosovë, zgjedhje, KQZrezultate preliminare:PDK kryeson
PRISHTINE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli dje rezultatet e zgjedhjeve të para parlamentare në Kosovë, të parat që nga shpallja e pavarësisë së saj në shkurt të vitit 2008. Sipas këtyre rezultateve Partia Demokratike e Kosovës radhitet e para me 33.5 për qind të votave, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 23.6 për qind, lëvizja “Vetëvendosje” me 12.2 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 10.8 për qind, Aleanca Kosova e Re me 7.1 për qind, Lidhja Demokratike e Dardanisë m e 3.3 për qind dhe Fryma e Re me 2.2 për qind të votave. Partia Demokratike nuk ka arritur të fitojë shumicën e duhur për të krijuar qeverinë, ndaj Hashim Thaçi duhet të krijojë një koalicion qeverisës me partitë rivale. Por kjo gje nuk pritet të jetë e lehtë. Partitë e opozitës kanë deklaruar parregullsi në zgjedhje dhe kërkojnë rivotim në dy zona që njihen si mbështetëse të kryeministrit Thaçi, ku pjesmarrja në votime rezulton të jetë 95%. Por anembanë Kosovës, vëzhguesit e BE thonë se përgjithësisht ata janë të kënaqur me mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet. Analistët thonë se e meta më e madhe e dukshme e këtyre zgjedhjeve ishte bojkotimi i votimit nga serbët ne veri te Mitrovices. Beogradi refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës që kur ajo është ndarë nga Serbia. Kryeministri Thaçi ka përsëritur dëshirën e tij që Kosova t’i bashkohet BE. Nëse ai do që t’a realizojë këtë pikësynim, analistët thonë se ai duhet t’u tregoj vëzhguesve europianë se ai ka autoritetin që të parandalojë copëtimin e Kosovës dhe të ndërpresë dhunën etnike.
(NEWS24/balkanWeb)
(NEWS24/balkanWeb)