E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, zgjedhjet në Ferizaj më 29 prill

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Ferizajt të mbahen më 29 prill.

"Vendimi u morr, duke u bazuar në nenin 56, paragrafi 3 pika (c) të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, dhe në nenin 4 paragrafi 4 dhe nenin 11 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, duke marrë parasysh njoftimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal numër protokolli 036-354/1, si dhe pas konsultimit me partitë politike dhe Komisionin Qendror Zgjedhor" thuhet në deklaratën e presidencës kosovare.

Me anë të vendimit, udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Ferizajt, në përputhje me këtë vendim dhe ligjin në fuqi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›