E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga Arabe mbështet planin e Ananit për Sirinë

Duke folur pas ditës së parë të samitit të mërkurën, ministri irakian i Punëve të Jashtme, Hoshyar Zebari tha se “kriza siriane nuk është ekskluzivisht arabe, ajo prek të gjithë komunitetin ndërkombëtar” dhe bëri thirrje për “vizion të unifikuar” kur vjen fjala tek zgjidhja e çështjeve rajonale.

Të martën, Anan, i dërguari i përbashkët i Ligës Arabe dhe OKB-së për Sirinë, tha se Presidenti Bashar Al-Asad ka rënë dakord me propozimin gjashtëpikësh që kërkon përfundimin e dhunës në vend.
 
Anan propozon heqjen e armatimeve të rënda dhe trupave ushtarake nga qendrat e populluara, lejimin e punonjësve humanitarë, lirimin e të burgosurve dhe lejimin e hyrjes së gazetarëve. Anan po ashtu bën thirrje për armëpushim të përkohshëm, i cili të aplikohet çdo ditë për të lejuar asistencën humanitare dhe shpërndarjen e ndihmave./Start/F. P/

                                                                                             2012-03-29 11:07
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›