E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-ja pezullon ndihmat ushqimore për Korenë e Veriut

Lajmi bëhet i ditur nga “BBC”-ja e cila citon ndihmës sekretarin amerikan të mbrojtjes për çështjet në Azi dhe Paqësor.

Lëshimi i planifikuar i raketës me rreze të gjatë veprimi “reflekton mungesën e dëshirës nga ana e Koresë së Veriut në përmbushjen e angazhimeve të tyre ndërkombëtare”, tha Peter Lavoy.

“Kështu që jemi detyruar të pezullojmë aktivitetet tona për të siguruar ndihma ushqimore për Korenë e Veriut”, tha ai para Komitetit të Shërbimeve të Armatosura.

Koreja e Veriut ka bërë të ditur se planifikon lëshimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi mes datave 12 dhe 16 prill. Pheniani thotë se kjo bëhet për vendosjen e një sateliti në hapësirë I cili më pas do të përdoret për qëllime shkencore.

Por SHBA-ja dhe shtetet e tjera aziatike ngulin këmbë se ky përbën një test për raketën dhe se bie në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare./Start/F. P/

                                                                                             2012-03-29 11:58
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›