Kosovë,Haradinaj kundërshton bisedimet me Beogradin
Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur kundër paralajmërimeve për bisedime ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. "Deri sa nuk vendoset funksionimi juridik i plotë i Republikës së Kosovës në tërë territorin e vendit, veçanërisht në pjesën veriore, nuk mund të ketë bisedime me Beogradin", tha Haradinaj gjatë një vizite në Mitrovicë.
"Nëse hyhet në bisedime në kohën kur institucionet e Kosovës nuk i kryejnë autoritetin e vetë në gjithë territorin, atëherë Kosova mund të jetë në pozitë të disfavorshme dhe mund të ballafaqohet me probleme serioze", tha Haradinaj.