Zgjedhjet në 2011, PDK pro; PSD kundër
Prishtinë -Një ditë pasi që kryeministri Hashim Thaçi doli në përkrahje të vendimit të presidentit Sejdiu që zgjedhjet të mbahet me 2011, edhe partia më e madhe në vend e ka mbështetur sot këtë vendim. Ndërkohë Partia Socialdemokrate e ish-kryeministrit Agim Çeku, vendimin e presidentit Fatmir Sejdiu që zgjedhjet të mbahen në vitin 2011, e ka quajtur të gabuar.
Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci, ka thënë së vendimi i presidentit për zgjedhjet është legjitim dhe e ka përkrahjen e plotë të PDK-së. Ai po ashtu e ka falënderuar përfaqësuesin civil ndërkombëtar në Kosovë, Piter Faith, i cili e ka mbështetur vendimin e Sejdiut.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i socialdemokratëve, Gëzim Kasapolli, në një konferencë shtypi tha se ka munguar konsultimi me partitë e tjera për këtë vendim. Sipas tij, presidenti i Kosovës duhet të përfaqësojë unitetin e popullit, e jo të koalicionit qeverisës. telegrafi