Hagë,fillon procesi Maqedoni-Greqi

Sot në Hagë do të zhvillohet takimi i parë zyrtarë mes përfaqësuesve të Maqedonisë dhe grekëve për padinë që e dorëzoi Shkupi para GJND-së, për shkak të shkeljes së marrëveshjes së përkohshme bilaterale të vitit 1995. Në këtë takim do të bisedohet për çështje procedurale të cilat duhet ta përcaktojnë rrjedhën e procesit të mëtejeshëm. Gjykata duhet të caktoj një datë për dërgimin e sugjerimeve të të dyja palëve në mënyrë të shkruar, pastaj do të pasoj prezantimi i tyre në mënyrë publike. Procesi pritet të zgjasë më së paku tre vite. Maqedonia do të përfaqësohet nga ambsadori Nikolla Dimitrov, pasi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, sot do të qëndroj për një vizitë zyrtare në Indi. Përveç ambasadorit Dimitrov do të jetë edhe profesori kroat Budislla Vukas, i cili është gjyqtar për Maqedoninë. Përfaqësuesit e Greqisë janë ambasadori grek në Holand Kostas Ralis, ambasadori, Jorgos Savadis dhe këshilltarja e diplomacisë greke Marija Telalian. Gjyqtari grek është profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Athinës, Emanuel Rukunas.