E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama:SHBA-ja do të përballojë gjithçka

Presidenti i zgjedhur Barak Obama doli nga pjesa e rrethuar me xham antiplumb dhe qëndroi në shkallët e memorialit ku ngrihet statuja me përmasa më të mëdha se ato reale e Abraham Linkolnit. Ishte Presidenti Linkoln ai, që në vitin 1862 nxori Proklamatën e Emancipimit për lirimin e skllevërve në Shtetet e Bashkuara. Të martën zoti Obama do ta verë dorën pikërisht mbi Biblën e Abraham Linkolnit, kur të bëjë betimin si Presidenti i 44-rt amerikan. Ashtu sikurse ka bërë shpeshherë në muajt e fundit, Presidenti i zgjedhur foli hapur për sfidat me të cilat përballen SHBA, duke theksuar se vendi është në luftë dhe ekonomia amerikane në krizë. Por zoti Obama la të kuptohet se nuk ka arsye për t'u dëshpëruar. "Qëndroj sot këtu me më tepër shpresë se kurrë, që SHBA do ta përballojnë gjithshka, se ëndërra e të parëve tanë do të jetojë. Këtë shpresë e shoh sot këtu me ju, amerikanë të çdo race dhe feje, që keni ardhur sot, sepse besoni tek e ardhmja e vendit, dhe ngaqë dëshironi që ne t'ju ndihmojmë ta arrini atë." Në miting foli edhe nënpresidenti i zgjedhur Xho Bajden, duke vlerësuar lart vlerën e punës dhe dinjitetin që ajo i sjell njeriut. Të pranishme ishin edhe gruaja e zotit Biden, Xhill, si dhe Zonja e Parë e ardhshme e SHBA, Michellle Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›