Kosovë,Rexhepi:Duhet të ndalojmë planin
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi ka deklaruar se plani për vendosjen e misionit EULEX në Kosovë, duhet të pranojë realitetin e krijuar në terren. Ai ka thënë se, përkundër mendimeve që mund t'i kenë në New York, por edhe në Bruksel, një plan i tillë nuk mund të implementohet pa pëlqimin e institucioneve të Kosovës. Në një intervistë për gazetën "Dnevnik, Rexhepi po ashtu ka vlerësuar se është vështirë të prognozohet se cili do të jetë vendimi i Këshillit të Sigurimit, por ka shtuar se, nuk e përjashton mundësinë që ndonjë nga shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit - që e mbështet pavarësinë e Kosovës - mund të stopojë një version të tillë konspirativ të planit. Rexhepi gjithashtu ka potencuar se Kosova është shtet i pavarur e sovran, dhe nuk mund të vendoset ashtu thjesht për Kosovën, pa i pyetur kosovarët. Ai ka thënë se Kosova nuk është kundër dialogut dhe gjetjes së kompromisit, por ka shtuar se ekziston vija e kuqe, përtej se cilës Prishtina nuk mund të kalojë, dhe plani që ofrohet duhet të pranojë realitetin në Kosovë. "Ky plan duhet të pranojë realitetin. Ne nuk jemi kundër dialogut dhe gjetjes së kompromisit, mirëpo ekziston vija e kuqe nën të cilën as Prishtina nuk mund të kalojë", është shprehur ai.