E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet në Londër pa sukses për emrin e Maqedonisë

Mediat greke bëjnë të ditur se bisedimet e zhvilluara në Londër mes mediatorit të KB-së, Matthew Nimetz dhe negociatorit grek Vassilakis kanë rezultuar pa ndonjë sukses. Sipas së përditëshmes "To Vima" thuhet se Athina i ka kthyer përgjigjen idesë më të fundit të propozimit të mediatorit të Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz, për zgjidhjen e çështjes së emrit, përpara se të zhvilloheshin këto bisedime mbi çështjen e emrit, të cilat konsitojnë në disa emra, si korrektimin e tyre dhe shtjellimin me hollësi. Negociatori grekë Adamantios Vassilakis, pasi ka marrë në dorë të hënën propozimet e lëshuara nga ana e mediatorit të OKB, Matthew Nimetz, në bisedimet e zhvilluara në Londër, ka vendosur edhe t'i përgjigjet menjëherë në emër të Athinës popozimit te Nimetz. Zyrtarët grek thonë në përgjigjen e tyre drejtuar Nimetz, se nuk është e nevojshme më për konsultime rreth zgjidhjes së çështjes kushtetues tët Maqedonisë, me ndërmjetësues, kështu që si pasojë bëjnë të ditur se bisedimet, e mbajtura në Londër, nuk patën ndonjë zgjidhje të re në kryeqytetin e Brtianisë së Madhe. "Tashti topi" është në duart e Nimetz, i cili edhe më heret ka marrë këndëshikimin grek rreth zgjidhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë, ashtu siç ka dhënë edhe pala maqedonase mendimet e saja në zgjidhjen e kësaj çështje mes Greqisë dhe Maqedonisë. Për këtë qëllim të dyja palët dorëzuan më 8 tetorë idetë e tyre për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë. Duke i'u referuar shkrimeve të fundit rreth kësaj çështje disa ekspertë të këtyre çështjeve mendojnë se propozimet si të Nimetz por edhe idetë e Greqisë dhe të Maqedonisë, kanë ngecur dhe nuk u dihet fundi deri më tani, pasi ato nuk kan qënë të asaj forme ku thuhet se " O pranoje e ri ose mos e prano e largohu". Për këtë qëllim duket se bisedimet "nëntokë", si për Athinën dhe Shkupin konsitojnë në papajtushmëri sa herë që zhvillohen bisedime si në Nju Jork, Athinë, Shkup, apo edhe gjetkë si në Londër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›