E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovën e njeh KONAMI, nga ky djalosh kosovar!

Kompania e njohur e videolojërave sportive "KONAMI" pjesë e së cilës është edhe Pro Evolution Soccer, tani e tutje do të jetë edhe me flamurin e Kosovës.

I riu Fitim Sopjani nga Prishtina, për 4 vite me radhë, kishte krijuar mbrenda kësaj loje, video me reprezentacionin e Kosovës, Shqipërisë dhe disa ekipeve të tjera të Superligës së Kosovës.

Për të lobuar, këto video e trailere, ai kishte vendosur t’i paraqiste në ëeb-faqet zyrtare të Kompanisë së lojrave KONAMI në Japoni, si dhe në web-faqen e PES-patch.

Kjo Kompani, duke parë këto video vendosi që mbrenda lojës PES 2013, ta fusë mundësinë për zgjedhjen e kombësisë (nationality) kosovare, për lojtarët e ekipeve që gjenden mbrenda lojës. Në këtë mënyrë, KONAMI njohu shtetësinë e Kosovës.

I lumtur me atë që ka bërë, dizajneri Fitim Sopjani thotë se puna e tij më në fund e kreu efektin e vet. “Gëzohem kur e mendoj që shkaku im, një Kompani sic është KONAMI e radhit Kosovën në mesin e të gjitha shteteve tjera botërore. Më në fund mundi im u shpërblye”, shprehet ai.

Sopjani shpreson se së shpejti kjo Kompani do ta fusë mbrenda lojës tërë reprezentacionin e Kosovës, e jo vetëm flamurin. “Besoj që edhe pak kohë mbrenda Pro Evolution Soccer’it, do të jetë i tërë reprezentacioni i Kosovës. Në këtë mënyrë, ne do të kemi mundësinë të zgjedhim shtetin tonë kur të luajmë”, thotë patchmakeri Sopjani. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›