E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria me Messin, uron Sali Berisha

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka qenë një nga të paktit politikan që ka uruar Lionel Messin për çmimin e fituar si futbollisti më i mirë në botë.

Sali Berisha ka shfrytëzuar faqen e tij personale në Facebook për të uruar yllin argjentinas, duke ndjellë këtë fitore si një fitore edhe për partinë e tij në zgjedhjet e radhës elektorale.
Pas urimit të tij, kanë reaguar qindra komente e debate sportive e politike.

Ky ishte urimi i tij:

Te dashur miq. Sonte ishte nata e yllit te yjeve te futbollit, argjentinasit Leo Messi, qe u shpall per te katerten here kryefutbollisti i botes "Topi i arte i futbollit boteror". Leo Messi, ( apo nuk e ka mbiemrin si shqiptar ) here here me duket si hyji tokesor i futbollit dhe suksesit te tij, pasi tek ai jane shkrire mrekullisht njerezorja por dhe mbinjerezorja, talenti i rralle, performanca fizike dhe psikologjike e persosur me shpirtin e fitimtarit. Duke uruar sebashku superyllin e futbollit te planetit per rekordin e tij historik me duhet t'ju pohoj miqte e mi te dashur se une shoh tek secili prej jush nje Leo Messi te vertete ne fitoren e betejes se ardhme elektorale, e madje, ne shembullin e tij, edhe te katerten, pra tjetren pas saj. Gezuar - sb./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›