Ozil, lojtari i vitit

Ylli gjerman i Real Madrid, Mesut Ozil fiton për të dytin vit rradhazi çmimin si "Lojtari më i mirë i vitit" në Gjermani.
Ish futbollisti i Werder Bremen ka mposhtur konkurrencën e sulmuesit të Lazios Miroslav Klose dhe të talentit të Borussia Dortmund, Marco Reus.
Ozil u shpall kampion me Realin në La Liga, ndërsa pati edhe paraqitje të mira me Gjermaninë në Euro 2012./Indeksonline/