Kosovës po i kërcënohet sundimi i ligjeve diskriminuese!
Autori i Lajmit: Besnik Prishtina
Të krahasosh ditën e Dëshmorëve të Prekazit e të dëshmorëve tjerë me ditën e përkujtimeve për të vdekurit e zakonshëm, apo me ditën e hashkalive është me tepër se cinizëm-është krim! Të barazosh ditën e flamurit kombëtar me ditën e festës të çetnikëve të Ravna Gorës është përbuzje e krim ndaj kombit në tërësi! Ta shndërrosh ditën e çlirimit nga Serbia si ditë të "paqes" është pranim se atë dite nuk u bë çlirimi, por zëvendësimi i ushtrive të huaja dhe vazhdimi i pozitës të sundimit të huaj kolonialist mbi vendin ton nën një okupim tjetër. Andaj ata 46 deputet e që kanë votuar ligjin e Atisaarit për festat shtetërore, i cili nuk e ka paraparë as një festë kombëtare si festë shtetërore, e që nuk kaloi fare në seancën e parë, e kaloi në seancën e dytë me këto 46 vota, me një mashtrim të ndyrë, duke i "pranuar" ato festa si "festa jo shtetërore", që populli i ynë, në këtë formë jozyrtare i ka festuar edhe në kohëra më të zeza të okupimit, pa e pyetur okupatorin fare për leje, nuk do të ia arrin qëllimit të vet! Jo vetëm se u harrua fare 10 Qershori 1878, kur është rilindja e popullit dhe ditëlindja e kombit tonë, por edhe Dita e Flamurit, Dita e Dëshmorëve dhe Dita e Çlirimit të ish KSA të Kosovës nga Serbia (jo 12 por 11 Qershori 1999-kur Brigada e 153 e UÇK-së nën komandën e Adem Shehut hyri ne Prishtinë dhe i përzuri forcat Serbe), por këto data të shenjta të historisë tonë kombëtare nga këta 46 deputetë edhe u përbuzën, duke u barazuar me ditët e romëve e romulave dhe ditët e mbeturinave të kolonive sllave si disa data "memoriale", të ashtuquajtura “dita e shqiptarëve”, “dita e gabelëve” etj. Futja në ligj si festë shtetërore e 9 Prillit 2008, kur është miratuar Kushtetuta e Ahtisarit, e cila është verizion BE-ujan i elaboratit të Çubrilloviqit për de-shqiptarizimin e Kosovës dhe tërë Ballkanit. Futja e festave fetare që ishin ideologji të imponuara me dhunë në kohë e okupimeve nga perandoritë bizantine, romake e turke me të cilat u synuan përçarjet dhe asimilimi i shqiptarëve ndër shekuj (feja është e ndarë nga shteti dhe është e drejtë e çështje private e secilit). Futja si festë shtetërore e ditës së BE-së, pa qenë Kosova fare anëtare e saj, etj. (BE nuk është Evropa, por një organizatë mafioze politike e spektrit të ekstremit ideologjik të djathtë e krijuar kundër vullnetit të popujve të Evropës, e që në Evropë nuk festohet fare)! janë tregues të qartë se fjala është për një Plan (alla-Ahtisari e alla-BE) nga i cili mund të dalë vetëm një Kushtetutë antishqiptare dhe shumë ligje diskriminuese me të cilat degjenerohet e tërë drejtësia si disiplinë shkencore e qytetërimit evropian dhe botëror. Prandaj, një Kushtetutë e tillë dhe të gjitha Ligjet që dalin nga ajo, vinë në kundërshtim me të drejtat elementare të popullit tonë në veçanti, dhe me gjithë kombit tonë në tërësi. Por edhe me Kartën e OKB-së e me rendin juridik botëror në tërësi. Si të tilla populli kësaj krahine të Republikës së Kosovës së tërësishme dhe kombi në tërësi kurrë nuk do t i pranojë dhe kurrë nuk do t i zbatojë me vullnetin e tij. Pavarësisht se ato po përpiqen të legalizohen përmes të institucioneve të përkohshme kuislinge të atyre që edhe me zgjedhjet që i organizoi sundimi i huaj diktatorial (OSBE) krijuan një pushtet të pakicës pa kompetenca për të vendosur në emër të vendit tonë! Kushtetuta valide e Republikës së Kosovës do të miratohet pas zgjedhjeve të rregullta dhe me referendum vërtet demokratik! Prandaj, duhet të ndërpritet ky cirk kuazi juridik e pseudodemokratik, që po synohet të imponohet dhunshëm përmes institucioneve marioneta të Kosovës në rrugë të pa vlerë e të pa denjë! Lexoni me kujdes dhe krahasoni faktet me realitetin dhe rezultati do të dale ndryshe. Jo vetëm ata 32 deputetë, por dhe ata që abstenuan apo edhe ata që nuk ishin të pranishëm, do të dalin pak me shumë shqiptarë, se ata 46 deputetë të korruptuar që votuan për një Ligje diskriminues e antishqiptar. Raporti i forcave e ka filluar të ndryshojë pozitivisht! Të përkujtojë se: me 5 prill 2007, Parlamenti kukull i Kosovës e miratoi Planin e Ahtisarit me 1 votë kundër; Më 9 prill 2008 ishin 12 deputetë që nuk u pajtuan me Kushtetutën e Ahtisarit që “u votua” me aklamacion të rrejshëm të kryeparlamentarit, ndërsa; me 23 Maj 2008 ishin 41 deputët të pranishëm kundër Ligjit te Ahtisarit për festat shtetërore. Se me Kosovën nuk ka më lojë e vërtetojnë edhe disa ngjarje tjera! Ti përmendim disa nga to: Me 9 Maj 2008 në demonstratën gjithë popullore të prirë nga Lëvizja “Vetëvendosje” u varrosën planet serbe për copëtimin e Kosovës së bashku me flamurin e Ahtisarit dhe me politikën aneksioniste-mbikëqyrëse të BE-së me “pëlqimin” rrejshëm të Kosovës. Për BE-në dhe UNMIK-un mandati që ka filluar me 12 Qershor 1999 përfundon me 15 Qershor 2008! Tani e tutje BE ka më shumë arsye të instalohet në Beograd e Podgoricë për mbikëqyrje, sepse nga atje u nis agresioni dhe nga atje po vinë kërcënimet për paqen, e jo nga Kosova Shqiptare! Rebelimi i kolonive serbe në veri, që ndodhi pas vizitës të Solanës, pas shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës nga vetë populli, pavarësisht nga deklarata e cirkut në parlament, do ti kthehet së shpejti Sollanës e Spanjës si bumerang në atdheun e Baskëve! Rrjedhimisht, nga 15 Qershori 2008 çdo i huaj në Republikën e Kosovës nuk ka as gjë me shumë se statusin e një turisti! Përveç anglo-amerikanëve që i kemi mië, të tjerët që kanë ambicie për të qëndruar në Kosovë me një status tjetër pa pëlqimin e popullit dhanë në referendum, në tokën e shqiptarëve janë të pa dëshirueshme dhe për ta nuk garanton më askush kurrfarë sigurie! Prandaj në vend se të sillni forca të reja në Kosovë, më mirë është t i tërhiqni këto që i keni ilegalisht këtu! Përfundimisht, duhet të mendoni edhe mbi ndryshimin e raportit të forcave edhe brenda deputetëve të këtij parlamenti kukull!
Mendoni njëherë se kjo që po ndodh në parlament, a mos është shenjë se deputetët po zgjohen nga gjumi i mashtrimit e i korrupsionit dhe po vetëdijësohen e po ndërgjegjësohen, apo ndoshta edhe instinktivisht po e ndjejnë se po afrohet ora e Çausheskut dhe duan të e shpëtojnë lëkurën e vet!?
Fjala është për ditën X, të cilën e ka planifikuar Ahtisari në “pakon” e tij që të ndodh mes shqiptarëve! Por, ky komploti nga ky plan i reaksionit ndërkombëtar kundër shqiptarëve do të dështojë0 falë popujve miq të Evropës që po na bëjnë me dije me kohë për minat e kurdisura në Pakon e Ahtisarit, njëra nga të cilat e përgjaku Prishtinën me 10 Shkurt 2007!
Ky lajm është publikuar: 29/05/2008