Kosovë,vazhdon greva e minatorëve të Trepçës

Minatorët e Trepçës vijojnë edhe sot grevën që e kanë filluar ditën e djeshme. Gjatë ditës së djeshme askush nga zyrtarët e Qeverisë, AKP-së, apo Kuvendit të Kosovës nuk i kanë vizituar minatorët dhe nuk i ka shqyrtuar kërkesat e tyre.
Atyre u janë bashkangjitur edhe minatorët e minieres tjeter ne Novo Berde dhe Kishnice, vendbanime keto afer Prishtines.
Minatorët kërkojnë që udhëheqës i Trepçës deri në zgjedhjen e drejtorit të ri të jetë njëri nga të propozuarit e tyre. Por, as Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk ka dhënë sinjale se do ta ndryshoj vendimin
Zëdhënësi Kaloshi thotë se Axhensia Kosovare e Privatizimit është duke ndjekur gjendjen e krijuar. Sipas tij, AKP shumë shpejtë do të hap konkursin për drejtor të ri të Trepçës. Minatorët kanë filluar grevën pas dhënies së dorëheqjes së drejtorit Ferat Shala. Ata nuk e pranojnë Eset Ujkanin për ushtrues të detyrës së drejtorit, duke thënë se nuk i njohin vendimet e AKP-së.