E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Në Jarinjë e Bërnjak zbatohet ligji i Kosovës

Sipas ministrit të Punëve të brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi aksioni i 25 korrikut i vitit të kaluar për shtrirjen e autoritetit në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ka qenë i suksesshëm në shumë drejtime.
 

“Që nga data 25 korrik 2011 në këto pika kufitare kemi 24 orë në detyrë, zyrtarë policorë dhe doganorë, të cilët zbatojnë legjislacionin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Rexhepi, për gazetën “Epoka e Re”.

Ai ka shtuar se me këtë aksion policor është eliminuar përgjithmonë opsioni i ndarjes së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›