SHBA: Asadi po e humb kontrollin

Shtëpia e Bardhë tha se sulmi me bombë që vrau katër anëtarë të lartë të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad tregon se Asad po e “humb kontrollin.”
Ministri i Mbrojtjes Daud Raxha, zëvendësministri i Mbrojtjes Asef Shavkat, kunati i Asadit dhe gjenerali Hasan Turkomani u vranë në shpërthim e së mërkurës.
Ministri i mbrojtjes Ibrahim al-Shar vdiq më vonë nga plagët e marra.
Një grup islamik kryengritës dhe Armata e Lirë Siriane morën përgjegjësinë për shpërthimin.
Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje gjithashtu komunitetit ndërkombëtar që të bashkohet rreth një plani për ta larguar Asadin nga pushteti.
Ndërkohë, shefi i OKB-së Ban Ki-Mun dhe i dërguari ndërkombëtar për konfliktin në Siri, Kofi Anan i bënë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të ndërmarrë veprime të fuqishme në Siri para një votimi të një rezolutë të mbështetur nga Perëndimi e cila bën thirrje për sanksione.
Rusia dhe Kina pritet të vënë veton mbi rezolutën, që pritet të votohet sot.