E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sierra Leone, 62 të vdekur nga kolera

Të paktën 62 persona kanë humbur jetën gjatë këtij muaji në Sierra Leone nga shpërthimi i kolerës në shtetin e Afrikës Perëndimore.
 

“Zona perëndimore, përfshirë kryeqytetin Fritaunt, dhe tre qytetet në pjesët veriore dhe jugore të vendit tashmë janë shpallur zona të shpërthimit të kolerës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Statistikat tregojnë se nga 23 qershori deri më 17 korrik kanë vdekur 62 persona, ndërsa janë raportuar 3 mijë e 721 raste të prekura nga kolera.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›