E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovrasti kryetari i ri i Keshillit Bashkiak te Tiranes

UPDATE - Njazi Kosovrasti është zgjedhur me shumicë votash, kryetar i Këshillit të ri Bashkiak të Tiranës.

Me 28 vota, ai arriti të parakalonte rivalen e tij të propozuar nga Partia Socialiste për organin që do të qeverisë bashkinë më të madhe të vendit, Mimoza Afizi.

Kjo e fundit arriti të merrte vetëm 27 vota, numër ky i cili përkon me numrin e anëtarëve të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

“Kjo është një ditë e shënuar dhe e rëndësishme”, ka thënë në fjalën e rastit, Kosovrasti, para këshilltarëve bashkiakë.

Duke shtuar se ai do të arrijë t’i bindë edhe ata që nuk e kanë votuar, se do të jetë i aftë të bëjë më të mirën për Tiranën ... (vijon)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›