E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosta Rika/ Fillojnë bisedimet për krizën politike në Honduras

Dy rivalët për pushtet në Honduras filluan bisedimet nëpërmjet një ndërmjetësuesi, por me kërkesën e tyre, nuk ndodhi asnjë takim ballë për ballë sipas një zëdhënësi të qeverisë së Kosta Rikës.
Presidenti i rrëzuar hondurian Manuel Zelaya dhe politikani i cili e zëvendësojë atë pas grushtit të shtetit të 28 qershorit, Roberto Micheletti, u takuan veçmas me presidentin e Kosta Rikës Oscar Arias, një fitues i çmimit "Nobel" për paqen, por ata nuk u ulën për bisedime të direkte. " Ajo që është ende për tu arritur është për ata që të jenë së bashku, sepse secili prej tyre vendosën kusht duke thënë se ende nuk ishte koha që ata të takoheshin, por që të dy kishin vullnetin për të lënë mbrapa komisionet e tyre"-tha Ministri kosta rikan i Komunikimit Mayi Antillon. Mungesa e një takimi të drejtpërdrejtë ose e ndonjë shënjejë pajtuese sugjeroi Arias, përballet me një detyrë të vështirë në përpjekjen për të sjellë së bashku qëndrimet e ngulitura të mbajtura nga rivalët mbi grushtin e shtetit, i cili ka rritur tensionet në Amerikën Qendrore. Shtetet e Bashkuara dhe Organizata e Shteteve Amerikane janë duke ushtruar presion për rivendosjen paqësore të Zelaya në pushtet, që sipas kreut të OAS Jose Miguel Insulza, është çelësi për një përfundim të suksesshëm të bisedimeve në San Hoze. Megjithëse Micheletti tha se qeveria e tij e përkohshme do të shkojë përpara me zgjedhjet e planifikuara në nëntor, ai nuk tregoi asnjë shënjë për të qënë i gatshëm të heqë dorë nga pushteti përkundër presionit ndërkombëtar dhe kërkesave të përsëritura nga Zelaya.
Antillon tha se Zelaya dhe Micheletti lanë pas delegacionet në kryeqytetin e Kosta Rikës, San Hoze për mbajtjen e bisedimeve nën ndërmjetësimin e Arias, por rendi i ditës nuk është përcaktuar ende.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›