E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lami: OBT, nuk do të ndryshojë parashikimet për 2009-ën

Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) nuk mendon të ndryshojë parashikimet për 10 për qind rënie në tregtinë botërore për vitin 2009, deklaroi sot shefi i saj Pascal Lamy për gazetën italiane ''Corriere della Sera''. Në një intervistë për Reuters-in, më 24 qershor, Lamy tha se shihte një rënie prej 10 për qind në volumin tregtar, ndërkohë që llogaritjet e OBT-së kishin qenë për nëntë për qind. "Në termat e tregtisë botërore, unë nuk shoh ndryshime në shifra, edhe nëse kjo rënie është në ngadalësim e sipër'', theksoi Lamy. "OBT-ja nuk mendon ndryshimin e parashikimit të saj'', shtoi ai

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›