E Diel, 1 Nëntor 2026

G8,Sarkozi i bën thirrje Izraelit të mos sulmojë Iranin

Presidenti Francez Nicolas Sarkozy paralajmëroi Izraelin se çdo goditje kundër Iranit do të jetë katastrofike për botën dhe i tha Teheranit të pristë më shumë sanksione nëse ai nuk do të pranojë të diskutojë për programin e tij bërthamor. Takimi i Fuqive të Mëdha në Itali i kanë dhënë kohë Iranit deri në shtator që të pranojë negociatat, por ishin të paqartë në lidhje me pasojat e mundshme në qoftë se ai do të neglizhojë kërkesën e tyre. Ka patur spekullime të vazhdueshme se Izraeli mund të sulmojë Iranin, në përpjekje për të shkatërruar instalimet e tij bërthamore, ku zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden i cili deklaroi më parë këtë javë se Izraeli kishte një të drejtë sovrane për të vendosur se kush janë interesat e tij më të mira.
Sarkozi bëri thirrje kundër çdo veprimi ushtarak: " Një sulm i njëanshëm nga Izraeli do të jetë një katastrofë absolute"-ai u tha gazetarëve gjatë takimit vjetor të grupit të tetë vendeve të pasura në Aquila të Italisë. " Izraeli duhet të dijë se ai nuk është i vetëm dhe duhet të ndjekë atë që po ndodh me qetësi."-tha Sarkozy, duke shtuar se nuk kishte marrë garanci se Izraeli do te përmbahet çdo veprimi përpara afatit të fundit në shtator.
Sarkozi përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për lirimin e ushtarit izraelit Gilad Shalit që po mbahet i zënë rob nga Hamasi që nga qershori 2006: " Gilad Shalit është francez. Ai ëhstë franko-izraelian. Por unë po i them atyre që e mbajnë peng se ai është francez, se ne e konsiderojmë atë se është francez dhe se ne duam që ai të lirohet. Gilad Shalit, në këtë moment ekzakt ne po punojmë për lirimin e tij"-tha Sarkozy.
Shalit u rrëmbye gjatë një sulmi nga Gaza mbi Izraeli tre vjet më parë, i nisur nga militantët e grupit islamik të Hamasit dhe persona të tjerë të armatosur. Dy ushtarë izraelitë u vranë gjatë sulmit në vijën kufitare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›