E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosta Rika, Presidenti Arias infektohet nga A/H1N1

Presidenti i Kosta Rikës, Oscar Arias është infektuar nga virusi H1N1, njoftoi sot qeveria e vendit, duke u bërë kështu kryetari i parë i një shteti në botë që preket nga gripi i derrave.
Fituesi i Çmimit Nobel, Oscar Arias, 68 vjeç, nuk u ndje mirë fundjavën e kaluar dhe kërkoi që t'i bëheshin analizat për virusin H1N1. "Pas rezultateve të testit, presidenti është informuar se është infektuar nga virusi i gripit të derrave H1N1", deklaroi Rodrigo Arias, shefi i stafit të kabinetit dhe vëllai i presidentit. Presidenti Arias, i cili sipas një zyrtari tjetër të qeverisë vuan nga astma, ndodhet në shtëpi dhe do të pushojë deri në fillim të javës tjetër.
Ai fitoi Çmimin Nobel në vitin 1987 për një plan paqeje për t'u dhënë fund luftërave civile dhe konflikteve guerrilje në Amerikën Qendrore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›