E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Promovim të imazhit të Shqipërisë në Evropë”

Grossruck, pasi  uroi kryeministrin  Berisha për fitoren e Partisë Demokratike dhe të koalicionit që ai drejton në zgjedhjet  8 majit, në veçanti për fitoren e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, e kandidatit të tij zotit Lulëzim Basha, në bashkinë e Tiranës, theksoi se këto zgjedhje kanë qenë një moment i rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri.

Më tej, Grosruk dhe delegacioni që e shoqëronte, i cili përbëhej nga një numër profesionistësh, intelektualësh të fushave të ndryshme dhe përfaqësues të biznesit austriak  vlerësuan arritjet e jashtëzakonshme të reformave të qeverisë shqiptare, gjatë kësaj periudhe dhe u interesuan për mundësitë e shumta që Shqipëria ofron për biznesin e huaj dhe investimet.

Berisha i njohu miqtë austriakë me potencialet  e mëdha që Shqipëria ofron në fusha si ajo e turizmit, e prodhimit të energjisë elektrike, nga burimet ujore, ndërtimin e infrastrukturave të rëndësishme, si dhe me klimën më të favorshme që qeveria shqiptare ka ndërtuar gjatë kësaj periudhe për biznesin dhe investimet, si regjistrimi on line përmes sistemit One Stop Shop, e- taksa, e-dogana, prokurimet elektronike, etj. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-25 17:21
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›