Kostoja e autostradës i afrohet një miliard eurove

Prishtinë, 23 gusht – Koha Ditore në një shkrim më të gjatë saot analizon një raport të ministrit Shala të përgatitur për Komisionin Evropian, në të cilin prezantohen shifra konkrete të ndërtimit të autostradës.
Ndërtimi i autostradës Morinë - Merdar do t’i kushtojë rreth 1 miliard euro Qeverisë së Kosovës, ndërkaq punimet të zgjasin deri në fund të vitit 2015, nëse dinamika e tyre shkon sipas parashikimeve. Në qoftë se gjatë ndërtimit dalin punë shtesë, atëherë kostoja e ndërtimit të autostradës së kombit nëpër Kosovë do t’u afrohet shpenzimeve të bëra nga Shqipëria, apo mund të arrijë deri në 1.4 miliardë.
Sipas gazetës, ndërtimi i trasesë, siç prezantohet në raportin që Qeveria ka përgatitur për Komisionin Evropian, do të kushtojë rreth 884 milionë euro, ndërkaq 90 milionë do të shpenzohen në shpronësime. Koston e ndërtimit do ta rrisë edhe angazhimi i kompanisë mbikëqyrëse të punimeve në autostradë, tender ky i cili pritet të kushtojë rreth 10 milionë euro. Në shpalljen e tenderit për ndërtimin e autostradës ishte dhënë çmimi prej 659 milionë eurosh si vlerë e parallogaritur, ndërkaq pas përzgjedhjes së fituesit është deklaruar se kostoja do të sillet rreth 700 milionë.
(Tekstin e plotë mud ta lexoni në gazetën e sotme Koha Ditore)