E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfindustria: Trazirat dëmtojnë ekonominë e Himarës

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Konfindustria theksoi sot se qëndrimet e krerëve lokalë mund të sjellin vitet e ardhshme largimin e pushuesve drejt qendrave të tjera turistike pranë Himarës, si Dhërmi, Qeparo, Borsh, Palasë dhe Vuno. Sipas Konfindustrisë, i vetmi burim të ardhurash për banorët e Himarës, është turizmi.

Për Konferencën e Industrisë, përdorimi politik nga qarqe të caktuara i ngjarjeve të rastësishme që mund të ndodhin në çdo kohë dhe çdo vend, sikurse ishte aksidenti tragjik i një jave më parë, përveç qëllimeve të pastra anti-shqiptare, drejtohet edhe ndaj zhvillimit të ndjeshëm që po merr turizmi në Shqipëri, i cili mund të bëhet një konkurrent i rëndësishëm në vendet e rajonit.

Prandaj Konfindustria i ka kërkur Qeverisë Shqiptare të zbatojë masat e ashpra ligjore për të mos lejuar në asnjë mënyrë përsëritjen e bllokimit të rrugëve kombëtare, sidomos në kulmin kohor të zhvillimit të turizmit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›