E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjidhja për Mitrovicën: " Një qytet me dy komuna"

Prishtinë, 23 gusht - Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, në një intervistë për BBC-në ka thënë se zgjidhja e problemit të veriut të Kosovës nuk mund të bëhet as përmes shkëputjes së asaj pjese dhe, as përmes dhënies së një autonomie të gjerë për Mitrovicën.
Pakoja e Ahtisarit që propozon integrimin e Mitrovicës përmes modelit 'një qytet me dy komuna', sipas ministrit Ferati, është zgjidhja e vetme për këtë problem.
Ai tha se në veri të Mitrovicës me shumicë serbe ka një deficit shumë të madh të sundimit të ligjit, ndërsa gjendjen atje e përshkroi si të tensionuar.
Por kreu i ministrisë së pushtetit lokal shprehu përkushtimin e institucioneve të Kosovës për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve për komunën e re të Mitrovicës Veriore, pavarësisht kundërshtimeve nga serbët lokalë.
Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati beson se këto zgjedhje, mund të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm, me çka do të përmbyllej procesi i formimit të komunave të reja me shumicë serbe.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›