Filloni biznesin online, bëhuni milioner

Një prej mënyrave më të mira për të fituar para është që të nisni biznesin online, tregojnë të dhënat më të reja të faqet së aksioneve në internet, eBay, sipas së cilës numri i multimilionerëve që kanë krijuar pasuri të tillë është rritur për dhjetë herë nga fillimi i recesionit.
Në eBay parashohin se vetëm gjatë këtij viti 127 internet-biznesmenë do të fitojnë nga mbi 1 milion funte, (gati 1.22 milion euro), transmeton internet portali SEEbiz.eu, duke cekur se kjo është dyfish më shumëç se në vitin 2009, kur kishte vetëm 66 milionerë të tillë.
Një farë Woren Blades ka nisur në eBay faqen e shitjes Online4baby dhe shumë shpejt ka arritur rezultat të shkëlqyeshëm, duke hyrë në top dhjetëshen e kompanive britanike në këtë fushë. çmimi mesatar i produkteve për fëmijë që i shet ai është rreth 50 funte (60 euro).
Ekspertët pohojnë se biznesi online është më i lehtë se të tjerët për arsye të shpenzimeve më të vogla fillestare, por tregtarët edhe m,ë tutje duhet të gjejnë diçka çfarë të tjerët ende nuk e kanë ofruar. Faqen eBay brenda një muaji rëndom e vizitojnë mbi 17 milionë persona, kurse në dy vjetët e fundit madje 25 000 njerëz e kanë nisur biznesin e tyre nëpërmjet kësaj faqeje interneti.