E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kostoja e jetesës për shqiptarët

17/03/10 00:19

Erioni, Bertina, Jetmiri, Valoni dhe Hakiu janë ulur në sollon dhe bisedojnë me njëri-tjetrin për kushtet e jetesës në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë. Jetmiri pyet Erionin për koston e jetesës në Tiranë. Erioni i shpjgon se në Tiranë kostoja e jetesës është shumë e lartë në krahasim me pagat që kanë qytetarët. Ai tregon se brezi i ri që vijnë nga rrethet ose ata që kërkojnë të jetojnë tëpavarur nga familja, janë të detyruar që të jetojnë me shokë ose shoqe për të përballuar jetesën. Ai thotë se qëraja e një shtëpie në Tiranë është aq e lartë, saqë një njëri i vetëm me një pagë mesatarisht 50 mijë lekë (të reja) nuk arrin ta përballojë. Jetmiri i cili nuk ka jetuar në Tiranë, thotë se jetesa në rrethe të tjera nuk është kështu. Ai pyet për pagat dhe thotë se pagat që jepen nëpër rrethe janë shumë të ulta për të përballuar jetesën, por edhe çmimet janë më të lira. Ata flasin edhe për çmimet e produkteve të ndryshme ku Hakiu dhe Valoni tregojnë për çmimet dhe koston e jetesës në Kosovë, ndërsa Erioni dhe Bertina bëjnë krahasimin e çmimeve me Tiranën. Jetmiri habitet nga niveli i lartë i çmimeve në të dy vendet krahasuar me pagat minimale që kanë shqiptarët. Ai tregon për nivelin e jetesës në Romë dhe fillon i pyet përsëri banorët e tjerë për çmimet. Jetmiri tregon se një kafe në Romë kushton 70 cent, ndërsa Kika dhe Valoni tregojnë se në Kosovë 1 kafe në një kafene normale kushton nga 70 cent deri në 3 euro. Bertina dhe Erioni thonë se në Tiranë një kafe të kushton minimalisht 90 lekë, por që në varësi të vendit shkon edhe 200 lekë. Jetmiri habitet me këtë krahasim ku kyushtet që ofron qyteti i Romës janë shumë më të larta se sa ato që ofrohen në shqipëri dhe çmimet kanë kaq pak diferenca. Ai flet edhe për diferencën e çmimeve që ka Tirana nga qytetet e tjera duke treguar se në Vlorë një kafe kushton vetëm 50 lekë. Të gjithë ndajnë mendim se në Shqipëri kostoja e jetesës është shumë e lartë duke përfshirë edhe çmimin e enirgjisë elektrike dhe ujin e pijshëm. Më pas ata flasin për ndryshimet e çmimeve gjatë stinës së sezonit turistik. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›