E Diel, 1 Nëntor 2026

Si e ka mësuar Bertina greqishten

16/03/10 22:53

Pas diskutimeve të gjata banorët shkojnë të hanë darkë e ndër të tjera bisedojnë. Jetmiri i tregon Klodit për momentin kur u sëmur Gjimi dhe ai kishte gatuar makarona. Valentina e kishte pyetur se çfarë u kishte hedhur makaronave dhe Jetmiri ishte ndjerë keq. E ndërsa ai tregon Bertina me Erionin ulen në sallon dhe bisedojnë me njëri-tjetrin. Erioni e pyet Bertinën se si e ka mësuar ajo gjuhën greke dhe vajza nis të tregojë. Bertina thotë se ajo ka shkuar shpesh në Greqi që kur ishte vetëm pesë vjeçe. Ajo tregon se shkonte aty vetëm për pak kohë në vit dhe filloi që të mësonte greqishten. Bertina thotë se shkonte me familjen dhe prindërit e saj punonin gjatë muajve të verës. Ajo tregon për historitë që ka kaluar gjatë fëmijërisë së saj në Greqi. Ajo i tregon Erionit se si shkonte të merrte kumbulla të kopshti i fqinjëve dhe më pas sesi një herë padashje, kishte shkaktuar një zjarr në një ambjent me kashtë. Teksa ajo tregon për gabimete saj të fëmijërisë Erioni qesh duke e ngacmuar herë pas here. Bertina tregon edhe për keqkuptimet mes grekëve dhe shqiptarëve nga mosnjohja e gjuhës. Erioni e pyet për pagëzimin dhe Bertina i thotë se ajo është pagëzuar nga dy grekë të cilët kishin shkuar të jetonin në Gjermani, por që ajo ka disa kohë që i ka humbur kontaktet me ta. Teksa ajo bisedon me Erionin aty vjen Jetmiri dhe të tre bisedojnë bashkë ku djemtë ngacmojnë Bertinën për prapsitë e saj. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›