Kostoja e nje pacienti 5 mije leke
Qendrimi i nje pacienti i shtruar ne spital, ka pesuar nje rritje te kostos se shpenzimeve. Sipas drejtuesve te QSUT-se, vetem brenda nje viti kjo shifer ka shenuar ne 51 mije leke te vjetra nga 40 mije qe ka qene nje vit me pare. “Ajo qe eshte vene re gjate ketij viti eshte se kemi nje rritje te kostos se pacientit brenda nje dite. Dhe kjo ndryshon sipas pavijoneve dhe spitaleve te ndryshme, por nje mesatare tregon se kemi nje rritje prej 1 mije leke ne dite”, eshte shprehur drejtori i QSUT-se, Mati Pepa. Sipas te dhenave, ka rezultuar se kostoja me e madhe ka qene ne Spitalin 2, ku vetem per nje pacient jane harxhuar mbi 71 mije leke gjate qendrimit te tij ne spital. “Kjo kosto ka ardhur ne rritje nga dita ne dite, per shkak te shpenzimeve qe kerkon nje pacient duke filluar nga mjekimi, pastrimi ushqimi etj.”, eshte shprehur Pepa. Sipas tij, kjo rritje e kostos kerkon nje buxhet me te madh nga viti ne vit, nderkohe qe ende nuk eshte gjendur nje zgjidhje per mbulimin e shpenzimeve. Por, pervec rritjes se kostos, ka ndikuar edhe rritja e numrit te shtrimeve nga rrethet, sipas statistikave, nga kryeqyteti jane 51 per qind, kurse pjesa tjeter nga rrethet. Ndersa gjate vitit te kaluar vetem 41 per qind e shtrimeve ishin paciente te ardhur nga qytete te tjera te Shqiperise.